Protestuesit i bllokojnë rrugën në Kukës, Rama shkon me helikopter në fushatën elektorale

Protestuesit i bllokojnë rrugën në Kukës, Rama shkon me helikopter në fushatën elektorale

Ka patur momente të forta tensioni mes protestuesve të opozitës dhe policisë, e cila është vendosur në kordon për të mos lënë opozitarët të shkojnë më tutje.

E teksa protestuesit janë përleshur disa herë me policinë dhe kanë thirur “Rama ik”, kreu i qeverisë ka vendosur të shkojë me helikopter drejt aeroportit të Kukësit, atje ku pritet të mbahet fushata elektorale e PS-së në qytet.