Elton John nderohet me çmimin më të lartë francez

Elton John nderohet me çmimin më të lartë francez

Muzikanti britanik, Elton John u nderua me çmimin më të lartë civil francez – “Urdhri i Legjionit të Nderit” për shkak të punës humanitare.

Gjatë ceremonisë së mbajtur në Paris, ai tha se ndihet krenar që ka marrë një mirënjohje të tillë.

Falë organizatës bamirëse, e cila festoi 25 vjetorin e themelimit, “Elton John AIDS Foundation”, këngëtari ka mbledhur rreth 400 milionë dollarë për parandalimin, edukimin dhe mbështetjen e personave të infektuar me HIV.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e përshkroi atë si një ikonë muzikore që mund të shërbejë si shembull për të gjithë, ku prezent ishte edhe bashkëshorti i këngëtarit, David Furnish si dhe dy fëmijët e tyre.

Emmanuel Macron dhe Elton John iu drejtuan turmës në oborrin e Pallatit Presidencial të Yales, shkruan Sky News.

Me këtë rast, muzikanti tha se lufta kundër AIDS-it ia përkujton çdo ditë fuqinë e jashtëzakonshme të shpirtit njerëzor.