Anxhelina Hadërgjonaj freskohet në det, teksa shfaq linjat në bikini

Anxhelina Hadërgjonaj freskohet në det, teksa shfaq linjat në bikini

Këngëtarja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj, jo pak herë rrëmben vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka treguar se po shijon disa ditë të mira pushimi, në ditët e para të stinës së nxehtë të verës.

Ajo ka zgjedhur rivierën franceze, për të kaluar disa ditë të mira në bregdetin e Kanës.

Në disa fotografi të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, Hadërgjonaj shfaqet mjaft atraktive në bikini teksa freskohet në det.

“Vitamina e detit” shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar se po i shijon si më së miri këto ditë në plazh.

Ka tash e sa kohë që Anxhelina ka paralajmëruar rikthimin e saj në muzikë, megjithatë duket se ende nuk është gati ta bëjë një gjë të tillë.