Kamberi: I tmerruar nga aksidenti i sotëm të maturantëve në ditën kur ata do duhej të festonin – uroj shërim sa më të shpejtë

Kamberi: I tmerruar nga aksidenti i sotëm të maturantëve në ditën kur ata do duhej të festonin – uroj shërim sa më të shpejtë

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka shpreh keqardhje për aksidentin e sotëm ku janë përfshirë disa maturantë shqiptarë nga Bujanoci.

Kamberi ka uruar që maturantët e aksidentuar të mos kenë pasoja më të mëdha dhe të shërohen sa më shpejtë.

“Ndjejë keqëardhje dhe ndjehem i tmerruar me këtë pamje të aksidentit të ndodhur sot në Bujanoc.

Edhe më i tmerruar ndjehem për faktin se në këtë aksident janë të përfshirë maturantët që sonte do duhej të festonin.

Urojë që ky aksident të mos ketë pasoja më të mëdha dhe që maturantët e aksidentuar të shërohen sa më shpejtë” – ka shkruar kryetari Kamberi në facebook.

Kujtojmë se, sot gjatë ditës tre maturantë nga Bujanoci janë aksidentuar përderisa ishin nisur në festimin e mbrëmjes së maturës.