OSBE mban seminar me anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar, avancimi i të drejtave

OSBE mban seminar me anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar, avancimi i të drejtave

Misioni i OSBE-së në Serbi në partneritet me CESID-Qendrën për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, po zhvillon një seminar tre-ditor në Nish me disa nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ky seminar po mbahet me qëllim që të mbështetet zhvillimi i  planit strategjik për vitet e ardhshme.

Sipas informatës së publikuar nga faqja zyrtare e OSBE-së thuhet se plani strategjik është dokument jetik për institucionin që përfaqëson interesat e pakicës shqiptare.

Plani strategjik siguron  që Këshilli Kombëtar Shqiptar më mirë përfaqëson nevojat dhe shqetësimet e komunitetit të tij në fushën e arsimit, kulturës dhe përdorimit zyrtar të gjuhës e shkrimit, me theks të veçantë tek gratë, të rinjtë dhe ata në zonat e izoluara rurale.