• E mërkurë / Jul-16 01:39
  • Kontakt

Shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim në vizitë studimore në Prishtinë

Shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim në vizitë studimore në Prishtinë

Sot gjatë ditës kursantet nga kursi profesional i rrobaqepsisë realizuan një vizitë studimore një ditore në puntorit e bizneseve qē veprojnë në Prishtinë dhe që bizneset drejtohen nga femrat e suksesshme kosovare. 

Gjatë vizitës kursantet patën rastin të shkëmbejnë përvojat e tyre , gjithashtu u njoftuan me sfidat nëpër të cilat kanë kaluar si biznese filleastare deri sa kanë arritur te  sukseset që i kanë synuar si drejtuese të bizneseve nga fusha e tekstilit. 

Faleminderit për mikëpritjen  Shtëpisë së modës  “Goddes Exslusive “ dhe kompanisë “ Fërfër “ . Në kursin profesional të rrobaqepsisë jemi në muajin e 6 dhe muajin e fundit kalendarik. Sikur që është paraparë në projektin  “ Për një grua më të avansuar “ ,  ashtu edhe është edhe duke u implementuar. 

Pas vizitës studimore edhe pak javë na ndajnë deri tek shpërndarja e Certifikatave për kursantet. 

Projekti i finansuar nga Tika & komuna e Preshevës dhe duke u implementuar nga Shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim.