z.Mustafa: Bill Clinton ishte protagonisti kryesorë për parandalimin e gjenocidit nga kasapi i ballkanit Millosheviq (Video)

z.Mustafa: Bill Clinton ishte protagonisti kryesorë për parandalimin e gjenocidit nga kasapi i ballkanit Millosheviq

Me aktivitete të shumta është shënuar 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit.

Në shënimin e kësaj ngjarje të rëndësishme në Kosovë kanë qëndruar personalitete të ndryshme ndërkombëtare. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ish-sekretarja Amerikane të Shtetit, Madeline Albright dhe ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark ishin disa nga personalitete më më ndikim të cilët së bashku me qytetarët e Kosovës kujtuan hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit.

Clinton para mijëra qytetarëve tha se i pëlqen Kosova dhe se gjithmonë do të jetë nder në jetën e tij që ka qëndruar me kosovarët kundër spastrimit etnik.

Pas përfundimit të tubimit qendror, është mbajtur edhe ecja për liri. Në të cilën personalitet vendore dhe ndërkombëtare ecën në sheshet e Prishtinës të cilët ishin të stërmbushura nga qytetarët, të cilët kishin dalur për t’iu uruar mirëseardhje miqve amerikan.

Shënimi i 20-vjetorit të çlirimit të vendit përfundoi me konferencën Ndërkombëtare e Sigurisë “20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”.

Gjeneraly Wesley Clark në këtë konferencë ka kujtuar momentet e ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ai në fjalën e tij ka thënë se është kënaqësi e madhe që të jetë sot në Kosovë. Clark ka thënë se është krenar me Kosovën dhe se janë bërë shumë përparime.

Në këtë manifestim historik nuk mungoi as kryetar i PDSH-së z.Ragmi Mustafa i cili për Rtv Aldi tha se “ Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është protagonisti kryesorë për vendimarjen në lidhje me ngritjen e airoplanëve të NATO-s në ajër më 24 mars të viti 1999, për parandalimin e një gjenocidi të paparë të forcave serbe në krye me diktatorin dhe kasapin e ballkanit Millosheviq”.

Ish presidenti amerikan Bill Clintin, dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright janë pritur si heronjë nga populli shqiptar në Kosovë.