Ish-banorja e “Big Brother Albania 9”, Armela debuton si këngëtare

Ish-banorja e “Big Brother Albania 9”, Armela debuton si këngëtare

Njëra ndër banoret më të përfolura të “Big Brother Albania 9”, Armela Hysi, ka debutuar tashmë edhe si këngëtare.

Ajo ka prezantuar projektin e saj të parë muzikor, që mban titullin “Thirrëm”.

Muzika është punuar nga Shkumbin Nebihu, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Bleta.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Armela vjen mjaft tërheqëse dhe me një performancë të zjarrtë.

Ana vizuale i është besuar produksionit kosovar, Imagine Films.

Armela ishte shquar si një ndër banoret më simpatike të edicionit, në të cilin kishte marrë pjesë.