• E mërkurë / Jul-16 13:39
  • Kontakt

Vëllezërit nga Prizreni bëhen llom mes vete, arsyeja një palë çorape

Vëllezërit nga Prizreni bëhen llom mes vete, arsyeja një palë çorape

Të dyshuarit me iniciale Z. B. nga Prizreni, i është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj, pasi që i njëjti po dyshohet për dy vepra penale, lëndim i rëndë trupor, në lidhje me veprën penale të dhunës në familje.

Sipas njoftimit nga Gjykata e Prizrenit rasti ka ndodhur me datë 9 qershor rreth orës  10:30 të mëngjesit  në Prizren.

“Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e përbashkët ku jeton i pandehuri Z. B. me vëllain e tij të dëmtuarin A. B. Pas një fjalosje dhe mosmarrëveshje të çastit rreth një palë çorape, derisa i dëmtuari A. B. ia kishte derdhur çajin në gjoksin e të pandehurit, i pandehuri Z. B. e kishte sulmuar duke e goditur me grusht në fytyrë, me ç’rast sipas raportit mjekësor i dëmtuari pëson thyerje të ashtit të hundës”, thuhet në njoftim.