Tahiri: Ndihemi keq që Lugina e Preshevës u afektua nga taksa 100% e Kosovës

Tahiri: Ndihemi keq që Lugina e Preshevës u afektua nga taksa 100% e Kosovës

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur në lidhje me raportet e brendshme brenda politikës kosovare dhe se cili është ndikimi i tyre.

 “E kanë dëmtuar seriozisht pozicionin e Kosovës. Po shihen që janë përafruar disa qëndrime, por është me rëndësi që në një temë të jemi bashkë”.

“Ajo çka do të duhet të ndodhë është në aspektin formal të kemi një pozicion të përbashkët e ajo është arritja e njohjes nga Serbia për Kosovën dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nëse e shihni kapitullin e 45, Serbia nuk mund të ecën përpara dhe nuk mund të përfitojë asnjë privilegj dhe fond pa i rregulluar marrëdhëniet ndërkufitare, ndërfqinjësore”.

Ndërkaq sa i përket dëmtimit që i ka bërë taksa prej 100 përqind bashkëkombasve tanë në Luginën e Preshevës, Tahiri u shpreh se  ndihemi keq që ata afektohen nga një vendim i Kosovës. Kjo ka qenë një porosi e qartë që është kuptuar drejtë”.

“Çështja madhore që unë e kam mësuar përgjatë punës shumëvjeçare në politikë, është që në momentin kur je konsistent për vendimet tuaja dhe ato i ke të konsultuara mirë, do të kesh shumë presion dhe vuajtje, por në momentin kur ti beson, ajo të shpërblehet”, theksoi ai.

“E kemi në dorë nesër me e heq taksën nëse është keq, por efektet që po i krijojnë këto vendime janë afatgjate që e kanë vendosur në binarë karshi dialogut dhe subjektivitetit të vet. Është në drejtim të duhur”, tha mes tjerash Tahiri.