Ajo tashmë ka nisur sezonin veror të koncerteve, ndërsa gjithashtu po punon rreth këngës së re që do të dalë së shpejti në treg.
Në koncertin e fundit, reperja nga Prizreni ka pasur një paraqitje mjaft atraktive, me çka ka bërë për vete fansat e saj.
Në një fotografi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Tayna u ka treguar fansave për dukjen e saj tërheqëse dhe provokuese pak minuta para se të shfaqej në koncert.
E veshur në të shkurtra dhe me modelin e flokëve të shthurura, reperja bëri që e gjithë vëmendja të kthehet nga ajo.
Përndryshe, projekti i fundit muzikor që Tayna solli vazhdon të mbetet kënga “Pse”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj.