Michelin planifikon t’i futë në treg rrotat, që nuk e kanë pjesën e cila ka nevojë të fryhet (Video)

Shpimi i gomë dhe plasja e tyre, nuk është edhe problem i këtyre rrotave

Plani për rrota që nuk kanë nevojë të fryhen, është trajtuar për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Ishte pikërisht Michelin, që e prezantoi një koncept gjatë vitit të kaluar, por që nuk hyri kurrë në prodhim për makinat e zakonshme.

Njejtë nuk pritet të ndodh edhe me projektin e ri mes Michelin dhe General Motors, që kanë krijuar rrota të zbrazëta dhe që nuk kanë nevojë të fryhen, duke shmangur mundësinë e shpimit apo plasjes se tyre.

Rrota Michelin Uptis Prototipe, e ndërtuar nga materiali me fibra qelqi, në të njëjtën kohë shmangë përdorimin e gomës, që është pjesë e ndotjes, duke eleminuar ndotjen, si pjesë e vizionit të GM për zero aksidente dhe zero ndotje ambient.

Brenda rrethit është e vendosur një strukturë alumini, derisa pjesët tjera nga materiali më i butë, mundësojnë amortizim të njëjtë sikur një gomë e fryrë.

Kjo rrotë është ende në përpunim, derisa planifikohet të futet në treg për makinat e zakonshme, gjë që nuk pritet të nodhë para vitit 2014, ndërsa thuhet se do të jetë shumë praktike.