Pasuria e pafundme e Behgjet Pacollit, 10 milionë euro vetëm avioni privat

Pasuria e pafundme e Behgjet Pacollit, 10 milionë euro vetëm avioni privat

I njohur si kosovari më i pasur, zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka deklaruar një pasuri marramendëse në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Vetura shumë të shtrenjta, patundshmëri, hotele e avion privat janë disa nga pasuritë të cilat Pacolli i ka deklaruar në AKK.

Sipas deklarimit të tij, Pacolli ka toka jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë eurosh.

42 milionë euro është vlera me të cilën Pacolli e ka peshuar hotelin “Swiss Diamond”, i cili është në pronësi të tij.

E vlerë jashtëzakonisht të madhe ka edhe avioni i shumëpërfolur i Pacollit.

I njëjti ka vlerë afër 10 milionë eurosh, apo saktësisht 9 milionë e 900 mijë euro.

Pasuri të jashtëzakonshme Pacollit i sjellin edhe aksionet në ndërmarrje të ndryshme.

Për të parë pasurinë e deklaruar nga Pacolli, klikoni këtu.