Buta sjell këngën dhe klipin e ri “24/7”

Buta sjell këngën dhe klipin e ri “24/7”

Reperi Buta ka publikuar projektin e ri muzikor.

“24/7” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike e zhanrit hip hop.

Muzika është punuar nga Jacob Lethal Beats, gjersa për tekstin është kujdesur vet rap-artisti.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Buta vjen me një performancë mjaft atraktive dhe të veçantë.

Ana vizuale e projektit i është besuar regjisorit Alba Selimaj.

Buta përndryshe vazhdon të jetë shumë aktiv me projekte të shumta muzikore, teksa nuk mungon edhe nëpër koncerte.