Reperi shqiptar, Seven Saraqi është duke punuar në projekte të reja për fansat e tij.
Ai tash e një kohë është larg trojeve shqiptare, i cili po punon fuqishëm për të sjellë hite të reja gjatë sezonit të verës. Kështu të paktën bën të ditur përmes postimeve të njëpasnjëshme që ndanë me fansat në rrjetet sociale.
Reperi i cili në Instagramin e tij ndiqet nga hiç më pak se 100 mijë ndjekës, në fotografinë e fundit lë të kuptohet se së shpejti do kemi këngë të re nga ai.