Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ditë më parë publikoi këngën e re “La Reina”. Projekti i saj u prit mjaft mirë nga publiku ndërsa më shumë u komentuan skenat eksplicite që ajo solli në klip.
Bukuroshja në këtë videoklip kishte ndërruar pesë stile të flokëve gjersa tërhoqi vëmendje edhe me veshjet e saj.
Megjithatë, në pjesën e klipit kur u shfaq në vaskë, Zeqiri duket se ka kopjuar reperen kanadeze, Tommy Genesis, pasi në një nga projektet e saj shfaqet e tillë me lëvizje të njëjta, siç bën edhe artistja jonë.
Sido që të jetë, këngëtarja Zeqiri në çdo videokëngë vjen mjaft e veçantë dhe shquhet për stilin e saj.
Në ditët në vazhdim do keni edhe shumë këngë të reja nga Duffye, pasi është duke punuar vazhdimisht.