Prej një jete brune, ikona e bukurisë, Monica Bellucci ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve. Nuk do ta besoni, por ajo është bërë bionde. 54-vjeçarja ka realizuar një set fotografik për revistën “Soon” ku shfaqet tejet elegante si gjithmonë, me ndryshimin në look, që na ka çuditur të gjithëve. Gjatë karrierës së saj Monica nuk ka eksperimentuar shumë më ngjyrat e flokëve, ajo gjithmonë ka qëndruar tek familja e ngjyave të errëta.
Mirëpo, ky ndryshim i duhej, thjesht për të krijuar idenë se si mund të dukej bionde. Pa dyshim, ajo mbetet e bukur me çdo ngjyrë flokësh, mirëpo e zeza duket sikur është vetëm për Monica-n.