Arilena Ara me një bashkëpunim ndërkombëtar

Arilena Ara me një bashkëpunim ndërkombëtar

Para gjashtë muajve solli këngën e fundit që u mirëprit prej fansave dhe publikut të gjerë shqiptarë.

Por, duket se nuk do të ndalet me kaq dhe për sezonën verore këngëtarja do të publikoj një projekt të ri muzikor.

Arilena Ara po vjen me një këngë të re, i cili do të jetë bashkëpunim ndërkombëtar duke marrë parasysh edhe famën që ka në arenën e huaj.

Këtë lajm e ka bërë të kolegia e këngëtares, tashmë moderatorja Alketa Vejsiu, të cilën gjë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale.

“Arilena Ara së shpejti në një bashkëpunim ndërkombëtar! Një nga këngëtaret më brilante të muzikës Pop në Shqipëri sonte në Finalen e Spektaklit! Love You Born Star!”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Arilena gjatë verës ka paralajmëruar edhe një numër të koncerteve që do t’i mbajë në mbarë trojet shqiptare.