Forma fizike e Jennifer Lopez para fillimit të turneut muzikor

Forma fizike e Jennifer Lopez para fillimit të turneut muzikor

Jennifer Lopez gjithmonë vlerësohet për linjat trupore, mirëpo këngëtarja dëshiron të jetë në formën maksimale fizike para nisjes për në turne.

Muzikantja dhe aktorja, e cila në korrik mbush 50 vjet, duket shumë më e re se mosha që ka dhe këtë e arrin edhe përmes angazhimit në palestër.

Gjatë fundjavës, ajo i ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale duke demonstruar përgatitjet e saja intensive për turneun veror, i cili do të përbëhet nga 31 koncerte vetëm në Amerikën Veriore.


“Duke e bërë siç duhet, para provave. Së shpejti vjen koha e turneut”, ka shkruar J.Lo në Instagram.


Turneu i Lopez në Amerikën Veriore do të fillojë më 7 qershor në Inglewood dhe do të përfundojë më 27 korrik në Miami.

Pas 31 koncerteve në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, këngëtarja do të mbajë një numër të limituar koncertesh anembanë botës, duke filluar në Tel Aviv (1 gusht) dhe duke përfunduar në St. Petersburg (11 gusht).