Një video e kapur në ‘Miller Motorcars’ tregon fuqinë që është e aftë të prodhojë vetura e apostrofuar, transmeton lajmi.net.
Tuatara është modeli i dytë nën zhvillimin e kompanisë prodhuese të automobilave ‘Shelby SuperCars’ që nga viti 2006.
Sidoqoftë, automobili nga radhët e ‘Shelby Supercars’ ka një motor 7.0 litërsh, i cili e bën të aftë t’’i prodhojë afro 1,750 kuaj-fuqi.
Vetura është e pajisur gjithashtu edhe me turbo binjake të tipit V8, të cilat e bëjnë atë të kapë shpejtësinë prej 100 km/h për më pak se 2.6 sekonda.
Ndërkohë, për të dëshmuar fuqinë dhe potencialitetin e kësaj veture, ndiqeni videon e mëposhtme.