Episodi i fundit, “Game of Thrones” u shikua nga rreth 20 milionë teleshikues

Episodi i fundit, “Game of Thrones” u shikua nga rreth 20 milionë teleshikues

Rreth 19.3 milionë shikues në të gjithë Shtetet e Bashkuara e kanë shikuar episodin final të serialit televiziv, “The Game of Thrones” të dielën.

Kështu së paku ka njoftuar televizioni kabllor amerikan, HBO, i cili e ka vlerësuar si një rekord për këtë serial.

HBO njoftoi të dielën se numri i shikuesve që panë episodin e fundit të serialit ishin përveç ekraneve të vogla, ato tejkaluan edhe rekordin e mëparshëm prej 18.4 milionëve në HBO GO dhe HBO NOW aplikacionet e tyre të dielën, sipas Reuters.

Seriali ishte i vendosur në Mbretërinë imagjinare të Westeros, në të cilën disa familje luftonin mes vete për pushtet dhe transmetimi filloi në vitin 2011.

Seriali i bazuar në librat e George R. R. Martin ishte hit i madh i HBO-së dhe të dielën u shfaq episoda e fundit.