Tha se ishte me Marinën për pushime, Luana kapet mat me Krenar Çoçajn

Tha se ishte me Marinën për pushime, Luana kapet mat me Krenar Çoçajn

Prej disa ditësh  moderatorja e njohur Luana Vjollca është në Venecia ku dhe po kalon disa ditë pushimi. Në postimet e ndryshme në Instagram, bukuroshja bjonde tregoi se ishte e shoqëruar nga motra e saj Marina dhe reperi Getoar Selimi.

Mirëpo, së fundmi është zbuluar se së bashku me çiftin e njohur dhe Luanën është edhe i dashuri i kësaj të dytës Krenar Çoçaj. Në disa foto të siguruara nga ‘Iconstyle.al’, Luana shihet teksa ndodhet duke pritur në një prej ndërtesave historike të Venecias së bashku me Krenarin, Marinën dhe Getoarin.

Siç dihet çifti ka më shumë se tre vite bashkë, mirëpo ende nuk e kanë bërë lidhjen publike pavarësisht se në media qarkullojnë foto të tyre së bashku.