Rita Ora tregon vendin e saj më të preferuar në tokë

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, këto ditë është duke qëndruar në Francë.

Ajo ka pasur një paraqitje të shkëlqyer ditë më parë në Festivalin e Filmit në Kanë, me çka edhe mori vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare.

Ora është bërë gjithashtu imazh i akullores së famshme “Magnum”, për një nga kampanjat e reklamimit në këtë festival.

Rita, e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, po ndan shumë nga momentet e këndshme me ndjekësit e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të realizuara në resortin ku po qëndron, të cilin e ka quajtur si vendin e saj më të preferuar në këtë tokë.

Bëhet fjalë për “Hotel du Cap-Eden-Roc”, që ndodhet në Antibes, në rivierën franceze.

Në pamjen e parë, kjo ndërtesë jep përshtypjen e një pallati, por në fakt themeluesi i gazetës “Le Figaro” të Francës, Hippolyte de Villemessant, e kishte ndërtuar këtë në  vitin 1869, si një vilë për shkrimtarët që kërkonin frymëzim.

Më vonë, ajo është bërë pronë private por që ende ruhet si një ndër objektet me trashëgimi kulturore për Francën.

Duket se ky vend i ka bërë shumë përshtypje artistes shqiptare, përderisa ka shkruar “Vendi im i pëlqyer në tokë”, në mbishkrimin e njërës prej fotografive