Apple në krizë: Bie në vendin e tretë në tregun e shitjes së telefonave

Apple në krizë: Bie në vendin e tretë në tregun e shitjes së telefonave

Shitjet botërore të iPhone të Apple në Q1 kanë qenë më të ulëta sesa zakonisht, kryesisht për shkak të rritjeve më të larta të çmimeve.

Kjo bëri që ajo të rënditej në pozitën e tretë në tregun global të telefonave – pas kompanive Samsung dhe Huawei, transmeton lajmi.net.

Sipas TrendForce, volumi global i prodhimit të telefonave për qerekun e parë të vitit 2019 arriti në 311 milionë njësi, duke shënuar rënie vjetore prej 9%.

Kësisoj, vëllimi i prodhimit global të telefonave në 2019 parashikohet të mos regjistrojë një ndryshim të rëndësishëm nga viti 2018.

TrendForce vlerëson se smartfonët ‘iPhone’ zënë vend 40% në tregun amerikan, por shumica e bazave të prodhimit janë të vendosura në Kinë.