Dua Lipa e Tom Jones do të performojnë në natën gala të festivalit të Kanës?

Dua Lipa e Tom Jones do të performojnë në natën gala të festivalit të Kanës?

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë tashmë ka filluar dhe po vazhdojnë të shfaqen filma të ndryshëm, disa prej tyre do të marrin edhe Palmën e Artë.

Shumë yje botërore do të jenë edhe në natën finale të 23 majit, por edhe në gala mbrëmjes që do të mbahet në Hotel du Cap-Eden-Roç.

Sipas revistës Variety, të pranishmit me performancat e tyre do t’i argëtojnë dyshja e famshme, Dua Lipa dhe Tom Jones.

Gjithashtu edhe Amber Heard, Naomi Campbell dhe Rita Ora janë në listën e mysafirëve për darkën vjetore të filmave të dhjetën me radhë të organizuar nga Charles Finch, Edward Enninful dhe Michael Kors.

Theksojmë se Lipa tash e sa kohë ka ndalur koncertet pasi që është duke punuar në projektet e reja muzikore të albumit të ri.

Ndryshe, Rita dhe Dua tash e sa kohë i shmangen takimeve të ndërsjella në ngjarje të ndryshme.