Edhe një këngë e re si bashkëpunim po vjen nga Gold AG

Reperi nga Presheva, Arian Agushi i njohur si Gold AG, ka qenë mjaft aktiv këtë vit me projekte të reja muzikore. AG

Ai është një ndër reperët e vetëm shqiptar që i kushton vargje patriotëve dhe dëshmorëve të luftës. Së fundmi, ai ka bërë të ditur se ka gati edhe projektin e ri.

Përmes një imazhi të publikuar në llogarinë e tij, InstaStory, Ariani tregon se vjen në bashkëpunim me Hysni Klinakun. “Lulkuqe e Pashtrikut , 26.05.201”, ka shkruar ai.

“Letra e Babes”, është një prej realizimeve të fundit të reperit, projekt ky i publikuar para një jave.

Ndërsa tani presim të shohim se çfarë ka përgatitur Gold AG për fansat e tij, të cilët i presin me padurim projektet e reperit.

Ndryshe, reperi ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja si dhe do të mbajë koncerte të ndryshme anembanë trojeve shqiptare.