Shkumbin Istrefi: Nuk është fajtore Flora Brovina, ajo është viktimë

Flora Brovina gjatë ditës së djeshme publikoi disa fotografi teksa shihen disa persona përdhunonin një femër.

Megjithëse deputetja e PDK-së deklaroi se fotot janë të kohës së luftës në Kosovë, ku policët serbë dhunonin një femër shqiptare, del se s’ka asgjë të vërtetë.

Në fakt, edhe politikania jonë gjatë ditës së sotme ka pohuar se ka rënë në grackën e një mashtrimi dhe se fotot nuk janë origjinale.

E pas skandalit, ka reaguar edhe aktori Shkumbin Istrefi, i cili ka kërkuar dorëheqjen e deputetes së Kuvendit të Kosovës.

“Nuk është Flora Brovina fajtore. Ajo është viktimë e një mentaliteti të mbjellë qysh moti. Mentalitet, i cili po e çon drejt de-moralizimit total këtë shoqëri. Makiavelizem total – por jointelegjent. Jemi bë për gjynah. Flora, dorëheqja juaj mund të jete hapi i parë drejt këndelljes eventuale, që megjithatë do të marrë kohë e kohë, gjenerata e gjenerata”, tha Istrefi, i njohur më mirë si Feka nga “Kafeneja Jonë”.

Ndryshe, Brovina sot është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin në fjalë.