E keni bërë gabim: Ja si duhet ta pastroni portin e mbushjes së ‘iPhone’-it

Nëse bateria e smartfonit ‘iPhone’ nuk po mbushet, kjo mund të jetë si rezultat i akumulimit të pluhuri dhe llaçit në portin mbushës.

Megjithatë, ju mund ta pastroni atë përmes ndonjë kompresori ajri apo kruese dhëmbësh, gjithnjë duke qenë të kujdesshëm që të mos e dëmtoni asgjë brenda portit, transmeton lajmi.net.

Por, asnjëherë mos vendosni asgjë metalike në portin mbushës, si dhe mos e lagni atë.

Sido që të jetë, këto janë rrugët që duhet t’i ndiqni për ta pastruar portin në fjalë:

1. Ndalojeni smartfonin tërësisht.

2. Butësisht futni kruesën e dhëmbëve në port dhe zdërviteni brenda mureve të portit.

3. Pasi ta keni pastruar, vendoseni kompresorin e ajrit tek porti

4. Sapo ta përfundoni, ndezeni smartfonin dhe provoni ta mbushni atë.