I dënuar në Shqipëri për mashtrim, ekstradohet kosovari – mediat japin detajet

I dënuar në Shqipëri për mashtrim, ekstradohet kosovari – mediat japin detajet

Ekstradohet nga Kosova një shtetas i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” .

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt Shqipërsië, i shtetasit kosovar:
B.H., 40 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë.

Ai, siç shkruan topchannel, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 13 vjet burg për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

B.H. në bashkëpunim me shtetasin V.K, kanë përfituar me anë të mashtrimit shuma të mëdha nga persona të ndryshëm gjatë vitit 2009 dhe 2010 në Shqipëri.

Më pas këto shuma parash i kanë transferuar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.