Muaji i Ramazanit është mundësi për reflektim shpirtërorë, solidarizim dhe mirëkuptim të ndërsjellë, çlirim nga ngarkesat e përditshme të dinamikës jetësore.
Me mbështetjen e fondacionit “HAYRAT” nga Stambolli në këtë muaj të bekuar Sh. K. “Dituria”, shtroi sofrën e iftarit për besimtarët e komunës së Preshevës.
Në këtë sofër të iftarit bashkërisht ishin ulur përfaqësues nga jeta e kulturës, arsimit, studentëve, nxënësve, qytetarëve, aktivistëve etj.
Para të pranishmëve M. Bilent ef. Jakupi lexoi pjesë nga Kur’ani fisnik.Moderatori Dukagjin Hasani, i përshëndeti të pranishmit dhe foli për objektivat e shoqatës që synon t’i realizoj në të ardhmen.
Përfaqësuesi i Fondacionit “Hayrat”, z. Orhan Kılıç Arslan, me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit.
Ai theksoi se populli turk, shoqëria civile ka në vëmendje bashkëpunimin e ngushtë me popujt e Ballkanit në veçanti me popullin shqiptarë. Ne synojmë që praninë tonë fizike ta shtrijmë në të gjitha sferat jetësore përmes shkëmbimeve ekonomike, kulturore, miqësisë vëllazërore, farefisnisë me shqiptarët e shpërngulur në Turqi dhe atyre që jetojnë në vendet e tyre autoktone.
Fondacioni “Hayrat”, viteve të kaluara në bashkëpunim me Sh.K. “Dituria” ka shpërndarë mishin e kurbaneve për familjet me kushte të rënda sociale.