‘Pse sillesh si femër?’, Valer Kolnikaj i përgjigjet publikisht komentueses

‘Pse sillesh si femër?’, Valer Kolnikaj i përgjigjet publikisht komentueses

I ftuar në “Xing me Ermalin”, Valer Kolnikaj i është përgjigjur edhe pyetjeve nga Facebook ku ka pasur mijëra komente për të. Një nga pyetjet që i drejtohej Valerit ishte: “Pse sillesh si femër?”

Modeli dhe doktori u përgjigj se një sjellje të tillë e bën për show dhe për tu dukur sa më interesant.

“Pse si femër sillem unë? Nëse sillem ndonjëherë e bëj për ta bërë sa më të larmishëm figurën e showmanit. Nëse e bëj, e bëj për tu dukur sa më interesant dhe për ta nxitur atë vajzën të komentojë”, u përgjigj Valeri.