‘Google Maps’ me një risi që askush nuk e priste

‘Google Maps’ me një risi që askush nuk e priste

Kompania Google njoftoi këtë javë se “Incognito Mode” do të jetë së shpejti pjesë e aplikacionit ‘Google Maps’.

Modaliteti i fshehtë ka qenë një nga karakteristikat më të mëdha të shfletuesit të Chrome, duke i lejuar njerëzit të shfletojnë ueb-in pa ruajtjen e ndonjë lëvizjes së tyre në histori, transmeton lajmi.net.

Me të ardhur në Google Maps, supozohet se funksioni do të veprojë njësoj, duke i lejuar njerëzit të udhëtojnë apo ecin pa iu ruajtur historia e rrugëtimit.

Një funksion të tillë, përveç shfletuesve, e posedon edhe platforma ‘Youtube’.