Gjergj Presheva sjell projektin e ri muzikor ''Shkupi e Presheva''

Këngëtari nga komuna e Preshevës Gjergj Presheva kohët e fundit ka sjellur dy projekte të reja muzikore...

Këngëtari nga komuna e Preshevës Gjergj Presheva i cili tashmë po korr suksese të mëdha si brenda kufijve shqiptarë ashtu edhe në diaspor kohët e fundit ka sjellur dy projekte të reja muzikore ku për herë të parë në Preshevë e bëri promovimin e tyre në Rtv Aldi.

Kënga "Flas në ëndërr" është projekt i realizuar nën përkujdesjen e  tekstshkruesit Beni Baks dhe me muzik nga Astrit Stafa, projekt ky i publikuar më 9 dhjetor të vitit 2017 dhe për një kohë të shkurtër është pëlqyer tejmase nga publiku.

Projekti i dytë muzikor "Shkupi dhe Presheva" është një bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur nga Shkupi Afrim Aliu. Ky projekt është publikuar në muajin janar të këtij viti, projekt që poashtu  është mirëpritur nga publiku.

Përveç projekteve të fundit gjatë intervistës Gjergj Presheva na zbuloi se është duke punuar dhe për disa projekte të ardhshme të cilat pritet të vijnë shumë shpejt në muajt e ardhshëm.