“Jeta lamsh”, balada më e re e Sinan Vllasaliut

“Jeta lamsh”, balada më e re e Sinan Vllasaliut

Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Jeta lamsh” mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit baladë.

Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Virusi, gjersa për tekstin është kujdesur Ghulo.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

Përveç projekteve muzikore, Sinani vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe në koncerte e ahengje muzikore të shumta.