Loredana Zefi sqaron akuzat për mashtrim të ngritura në Zvicër

Loredana Zefi sqaron akuzat për mashtrim të ngritura në Zvicër

Loredana Zefi gjatë ditëve të fundit ishte një ndër rep-artistet që u përfol më së shumti në Kosovë dhe Zvicër.

Këngëtarja shqiptare ishte arrestuar dhe më pas liruar nga autoritet zvicerane me dyshimet se ka mashtruar, zhvat dhe kërcënuar një çift zviceran, Petra dhe Hans Z.

Këtyre të fundit ishte raportuar se biondina i kishte marrë rreth 900 mijë franga zvicerane, e cila gjë shkaktoi bujë të madhe.

Por, sot gjatë një konference për shtyp këngëtarja i ka qartësuar gjithçka, ku ka mohuar akuzat duke thënë se asgjë nuk ka të vërtetë rreth skandalit.

“Pika e parë që është më rëndësi është se po e xhiroj një spot. Kjo është planifikuar shumë më herët. Përmes mediave jam informuar rreth rastit, por gjërat janë ndryshe. Nuk kam ditur asgjë për këtë rast. Në vitin 2018 disa pjesëtar të familjes Zefi më kanë treguar se mund të mbyllet ky rast”.

“Unë kam qenë në gjendje për t’i ndihmuar familjarët e mi. Juve ju mbetet të besoni ose në këto gjëra nëse ka të vërteta. Ju premtoj se rasti ka mu sqaruar. Unë nuk kam qenë në burg, unë kam dhënë vetëm deklaratë. Më pas jam liruar dhe kam vazhduar punën time. Paret nuk janë dhënë me dhunë, kërcënime apo mashtrime siç thotë pala tjetër”, tha ajo.

Kujtojmë se Loradana është akuzuar edhe nga një mikeshë e ngushtë se i kishte vjedhur qindra euro gjatë qëndrimit në Kosovë.

Ndryshe, këngëtarja dhe i dashuri i saj, reperi Mozzik kohët e fundit janë bërë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin – Hana.