Brad Pitt reagon rreth romancës me Jennifer Anistonin

Brad Pitt reagon rreth romancës me Jennifer Anistonin

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston 14 vjet më parë përfunduan lidhjen e tyre pesëvjeçar dhe kohët e fundit rifilluar të shfaqen së bashku në publik duke shkaktuar kureshtjen e mediave, të cilët dëshironin të dinin nëse janë së bashku dyshja hollivudiane.

Aktori i famshëm kohët e fundit është shkurorëzuar nga Angelina Jolie, me të cilin ishte i martuar që nga viti 2005, kohë kur ishte ndarë me Anistonin.

Që nga ajo kohë, disa herë u shfaq me Jenniferin në publik dhe ishte në ndejën e ditëlindjes së aktores dhe i dha një dhuratë të veçantë, sipas “People”.

Pittin e kishin kapur gazetarët teksa shkonte në drejtim të veturës në Los Angelos dhe e pyetën se sa janë shanset për t’u pajtuar me Jenniferin, ai u përgjigj, “Oh Zot tim”, dhe vazhdoi të ecë drejt veturës. “Së shpejti”, tha ai dhe i uroi një pushim të këndshëm të ditës dhe u largua.

“Dy prej tyre kanë një marrëdhënie shumë njerëzore dhe normale. Përndryshe, ajo nuk do ta fton për ndejën e ditëlindjes. Ishte një natë e madhe për Jenniferin, ajo festoi ditëlindjen e 50-të. Ajo ftoi të gjithë njerëzit e rëndësishëm në jetën tuaj për të festuar me ta”, tha burimi i afërt me aktoren.

Megjithëse janë të dy të lirë, burimet afër aktorëve argumentojnë se ka shumë pak shanse për t’u pajtuar.

Ndryshe, aktorët janë duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore.