Më shumë se 90 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës në Palestinë në drejtim të jugut të Izraelit, por shumë prej tyre u shpërthyen në ajër nga sistemi antiraketor ‘iron Dome’.
Ky sulm është bërë i ditur nga ushtria Izraelite e cila thotë se është kundërpërgjigjur me tanke dhe sulme ajrore ndaj Hamasit.
Nga sulmet palestineze u vra një person dhe u plagosën disa të tjerë, ndërkohë kryeministri Benjamin Netanjahu u nis drejt Tel Avivit për tu konsultuar me ministrat dhe këshilltarët e tij për situatën.
Ditën e djeshme u plagosën dy ushtarë izraelitë dhe dy paleztinezë u vranë dhe këto bënë që të niste sulmi me raketa.