Tuna e pranon se po i kthehet punës

Shumë shpejt ajo po vjen me një projekt të ri muzikës

Këngëtarja e njohur nga Shkupi Tuna, para disa ditëve festoi gjashtë mujorin e lindjes së djalit Tianit. Pas një kohe që i mungoi skenës këngëtarja po rikthehet sërish me projekte muzikore. Ishte grimeri i saj Arbër Bytyqi ai i cili e tregoi me anë të disa fotografive se ajo po rikthehet, shkruan rtv21.tv Por, edhe Tuna e dëshmoi se po i kthehet punës, përmes postimit të fundit në Instastory. “Pra mami po kthehet në punë. A duhet të shkosh edhe ti”, shkruan sipër një fotografie të ilustruar të një bebe e cila flet me gjirin e nënës. Ndryshe, kujtojmë se “DUAM” ishte kënga e fundit nga Tuna, me këtë këngë ajo mori pjesë në Festivalin “Kënga Magjike”