Morena Taraku vlerësohet me një çmim të rëndësishëm në Turqi

Morena Taraku vlerësohet me një çmim të rëndësishëm në Turqi

Morena Taraku ka marrë një trofe, në një event muzikor.

Morena Taraku tash e një kohë po jeton në Turqi, ku edhe po vazhdon karrierën, shkruan lajmi.net.Së fundi, këngëtarja mori një çmim të rëndësishëm në eventin që u mbajt në Turqi.

Ajo u vlerësua me çmimin “Këngëtarja më e mirë e huaj e muzikës pop”, e këtë gjë e bëri të ditur përmes imazheve të postuara në rrjete sociale.

Në këtë ngjarje që u mbajt në Stamboll, Morena kishte zgjedhur të vishet në të zeza, ndërsa dukej tejet atraktive në veshjen e ngushtë.