Drecun: Thaçi dhe Haradinaj kanë të njëjtin qëllim, krijimin e ‘Shqipërisë së madhe’

Serbia vazhdon t’i frikësohet krijimit të “Shqipërisë së madhe”.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë për qëllim krijimin e “Shqipërisë së madhe”.

Në një intervistë për “TV Pink”, Drecun ka thënë se Thaçi e Haradinaj janë nën ndikimin e fuqishëm të vendeve perëndimore dhe se sipas tij, të dy udhëheqësit shtetëror kosovarë diktojnë Tiranën me qëllimin e krijimit të “Shqipërisë së madhe”, transmeton lajmi.net.

Sipas Drecun, gjithçka që është bërë deri më tani përfshirë edhe formimin e UÇK-së, është bërë për të detyruar Shqipërinë që të pushtojë me forcë siç tha ai, krahinën jugore të Serbisë dhe të fillojë realizimin e projektit të Shqipërisë së Madhe.

“Thaçi dhe Haradinaj kanë synime absolutisht identike. Në këtë fazë po vendos kushte të ndryshme, si për shembull taksën, deklaratën për të parandaluar vazhdimin e dialogut dhe diskutimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Qëllimi është të detyrojë Serbinë të njohë një shtet të vetëshpallur dhe një ditë deklaron unifikimin e Kosovës dhe Shqipërisë”, deklaroi Drecun.

Sipas tij, pavarësisht se Thaçi dhe Haradinaj mund të kenë qëndrime të kundërta për çështje të tjera, ata janë të bashkuar për sa i përket krijimit të “Shqipërisë së madhe”.

“Në bisedimet e tij me presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel, Thaçi e kuptoi se njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të ishte e mundur, se Vuçiq ishte i papërshtatshëm dhe hapi hapësirë për bisedime. Iniciativa tjetër e presidentit amerikan Donald Tramp për të justifikuar veten para shqiptarëve është gjithmonë një gjysmë zemre”, deklaroi Drecun.

Drecun po ashtu në këtë intervistë ka folur edhe për takimin e Berlinit, që sipas tij, pala kosovare tregoi mungesë respekti dhe në këtë mënyrë nuk u arrit asnjë marrëveshje përpos vazhdimit të dialogut.

“Nuk e kuptoj se si Berlini dhe Parisi e lejuan këtë luks dhe të organizojnë një takim të tillë, i cili, për sa i përket çështjes së Kosovës, nuk ishte i përgatitur mirë”, theksoi Drecun.

Ndryshe, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka deklaruar se në takimin e Berlinit e ka bërë të qartë që Kosova nuk do ta heq taksën dhe se do të vazhdojë dialogun me Serbinë pa asnjë kushtëzim nga pala serbe.