Kylie Jenner merr vendimin drastik për shoqen e ngushtë, pas tradhtisë

Kylie Jenner merr vendimin drastik për shoqen e ngushtë, pas tradhtisë

Kylie Jenner duket se nuk mund ta falë Jordyn.

U shkruajt gjatë në media përsa i përket tradhëtisë së mikes së ngushtë së klanit Kardashian, Jordyn Woods.

Kujtojmë që mikesha e ngushtë e Kylie Jenner, Jordyn u kap mat duke u puthur me partnerin e Khloes në një festë.

Kjo ngjarje bëri bujë dhe mori vëmendjen e të gjithë.

Pas skandalit të tradhëtisë, familja e famshme i shkëputi marrëdhëniet me Jordyn e cila prej muajsh jetonte në një shtëpi me Kylien dhe ishin të pandara.

Ndonëse u përfol se marrëdhëniet e tyre po përmirësoheshin dhe se Kylie kishte ndërmend që ta falte Jordyn, veprimi i saj i fundit i ka dhënë fund aludimeve se Jordyn dhe Kyie janë pajtuar.

21-vjeçarja miliardere së fundmi ka vendosur që të heq fotot me Jordyn nga Twitter dhe të vendos vetëm fotot të vetat.

Kjo gjë ka mjaftuar që të gjithë fansat të mendojnë se miqësia e tyre në të vërtetë ka marrë fund duke qenë se Kylie gjithmonë mbante fotot me Jordyn në rrjetet sociale pasi e konsideronte atë si një nga njerëzit më të rëndësishëm.