Pas Samitit të Berlinit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur edhe për idenë e ndërrimit të territoreve.
Ai ka këmbëngulur përsëri se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.
“Nuk do të ketë shkembim të territoreve. Lugina e Preshevës do bashkohet në territorin e Republikës së Kosovës, duke bërë një korrigjim historik.”
Gjithashtu, Thaçi ka hedhur poshtë çdo ide rreth sovranitetit të dyfishtë.
“Nuk ka Republika Srpska e as autonomi. Gjithashtu nuk do të ketë as asosacion me kompetenca ekzekutive. Asosacioni do ekzistoje vetëm si një formë e OJQ’së.”, shtoi presidenti i Kosovës.
Tutje në fund, Thaçi bëri thirrje për unitet në bisedime me Serbinë, duke cekur se nuk duhet të shikohen interesat e partive politike në këto bisedime.