Tesla paralajmëron shërbimi taksi deri në vitin 2020 (Foto)

Tesla paralajmëron shërbimi taksi deri në vitin 2020 (Foto)

Kompania e makinave elektrike, zgjeron rrjetin e shërbimeve, duke ofruar edhe taksi apo makina që shfrytëzohen së bashku

Gjatë tërë kohës, Telsa njofton për ndryshimet dhe përditësimet që i ka në modelet e lansuara në treg, si dhe planet për makinat e reja.

Kjo kompani që fillojë si një projekt eksperimental, u zhvillua në një gjigant të prodhimit të makinave elektrike, që po sfidon edhe prodhuesit më të rëndësishëm të automobilizmit. Elon Musk është udhëheqësi i kompanisë, e cila deri në vitin 2020, do të zhvillojë shërbimin taksi të quajtur “robo-taxi”.

“Model 3 mund të merret me qira dhe të kthehet sërish, kur qiramarrësi të mos ketë nevojë për të. Kështu krijohet edhe Tesla Network, në të cilin do të punojë edhe shërbimi taksi” ka thënë Musk.

Nëpërmjet Tesla Network, pronarët mund t’i kthejnë sërish Model 3, apo t’i ndajnë me të tjerët, në sistemin që do të funksionojë si robo-taksi, ndërsa Tesla merr 25 deri në 30 për qind të fitimeve.

Musk pretendon se shfrytëzimi i Tesla Network nuk do t’ju kushto udhëtarëve më se 18 cent për një milje, ndërsa niveli i udhëtimit të jetë tri herë më i përshtatshëm se sa te taksitë e zakonshëm.

Deri në jetësimin e këtij plani, Tesla insiston se do të rritë qëndrueshmërinë e baterive për më se një milionë kilometra, që është një shënjestër e lartë, pasi i bie se duhet dyfishimi i kapacitetit të tanishëm.

Të dhënat që i ka mbledhur nga shoferët deri më tani, ka bërë që Tesla Model 3 të jetë një makinë tërësisht e vet vozitëse, por që ka nevojë për një shofer para timonit.