Avni Zogiani: VV-ja ka qëndrim parimor ndaj Listës Srpska

Avni Zogiani: VV-ja ka qëndrim parimor ndaj Listës Srpska

Avni Zogiani anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se votimi i VV-së në KQZ nuk është asgjë e re.

“Votimi i VV ne KQZ, nuk është asgjë e re… Gjithmonë VV ka qene kundër futjes se një liste të partive nga Beogradi në zgjedhjet në Kosovë! Kjo është e paprecedent! E vetmja mundësi qe kjo të ndodhte ishte respektimi i Rezolutes 1244, por jo edhe Kushtetutës së Kosovës! Nuk ekziston një vend tjetër në bote qe ua lejon garën në zgjedhje partive nga një shtet tjetër!” ka shkruar në Facebook Zogiani.

Në votimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për certifikimin e Listës Srpska, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ kanë votuar kundër. Kjo ka bërë që kjo parti të mos mund të marrë pjesë në zgjedhje në komunat veriore të Kosovës.

Ky mos certifikim ka shkaktuar reagime tek zyrtarët serb. Aleksandër Vuçiq presidenti serb ka thënë se do të ngrit këtë çështje tek zyrtarët e lartë evropianë, duke e konsideruar të pa pranueshme këtë gjë.

E shefi i të ashtuquajturës  Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i ka quajtur shovenistë dhe fashistë Lëvizjen e Vetëvendosjes pas kundërshtimit për të certifikuar Listën Srpska për pjesëmarrje në zgjedhje.

Vetëvendosje ka deklaruar se Lista Srpska nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje përderisa nuk e njeh Republikën e Kosovës.