Eni Koçi shpërndan një fotografi me kostum larjeje

Eni Koçi shpërndan një fotografi me kostum larjeje

Duke qenë një prej këngëtareve më atraktive shqiptare, Eni Koçi shpesh përfolet në faqet rozë për dukjen e saj.

Në profilin e saj në Instagram, ajo kohë pas kohe publikon fotografi që vënë në plan të parë figurën trupore të biondes së popullarizuar.

Gjatë të martës, Eni e ka ndarë me fansat e saj një imazh, në të cilin ka pozuar me kostum të verdhë larjeje.

Ndryshe, këngëtarja është duke shijuar një romancë dashurie me reperin nga Kosova, Genc Prelvukaj.

Sa i përket karrierës muzikore, projekti i saj më i fundit është bashkëpunimi me komikun Olsi Bylyku, “Afër teje”.