Publikohet bashkëpunimi i motrave Istrefi, “Nuk e di”

Publikohet bashkëpunimi i motrave Istrefi, “Nuk e di”

Më në fund është publikuar kënga e shumëpritur e motrave Istrefi.

“Nuk e di”, titullohet kënga e dyshes shqiptare, Nora dhe Era Istrefit, të cilin e kanë shoqëruar me një video interesante.

Dy këngëtaret shfaqen shumë tërheqëse dhe seksi në video, prodhim i të cilit është i labelit Ultra Music.

Theksojmë se ky është projekti i parë i dy artisteve të mirënjohura, megjithëse disa herë kishin paralajmëruar se do të bashkëpunojnë.

Ndryshe, Nora edhe Era do të sjellin ndaras këngë të reja para fansave dhe publikut të gjerë.