Dafina Zeqiri del hapur kundër Ledri Vulës!

Dafina Zeqiri del hapur kundër Ledri Vulës!

Ditë më parë Ledri Vula lëshoi një deklaratë në një emision, e cila po vazhdon të diskutohet ende.“Muzika rep ka ndryshuar shumë dhe ‘çdokush është duke bërë rap sot, edhe femnat ja kanë nisë me repovatë, dicka so n’rregull”, ishin fjalët e Ledri Vulës.

Mirëpo, ai u mundua të shfajsojë veten duke thënë se e kishte fjalën sa i përket fjalorit, pasi ai respekton shumë femrat.

Një reagim ka ardhur edhe nga Dafina Zeqiri e cila është kundër deklaratës që lëshoi reperi, duke kërkuar që reperet femra mos ta poshtërojnë njëra-tjetrën.“MU MVJEN MIRE QE PO KA FEMNA REPERA QE JON ‘TË PA SHFAJËSUARA’ SE KA PAS NJE MUNGES SHUME TE MADHE. JENA MSU ME NGU MUZIK ANGLISHT KU GJITHMON KA PAS HIPHOP/RAP FEMNA/MESHKUJ, PO TE NA? JO. JENA KON SHUME PAK VETA, TFLAS PER VETI QE KENA BO/DHE E BOJNA PER QEFI! UNË VETËM DESHA TU TREGOJ TË GJITHA REPEREVE SHQIPTARE QË NDJEK: RAP! BËNI QEJF! KA KONKURRENC SA DUSH (VEÇANËRISHT DJEMTË) MOS E POSHTNONI NJONI TJETRIN SE KEMI NEVOJË PËR NJËRA-TJETRËN”, ka shkruar Dafina në Instagram.