Diellza Kolgeci në top formë, tregon barkun e rrumbullakosur

Diellza Kolgeci është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Bukuroshja shqiptare, Diellza Kolgeci dhe basketbollisti Fisnik Rugova janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Diellza tani është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe po angazhohet maksimalisht për shëndetin e foshnjës të cilën po e mban në bark.

Ajo as tani kur është shtatzënë nuk i ka lënë anash ushtrimet në palestër. Së fundmi Diellza Kolgeci e ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Facebook në të cilën duket në top formë derisa e ka treguar barkun e rrumbullakosur.

Pranë postimit ka treguar se kanë mbetur vetëm edhe 37 javë deri në ardhjen në jetë të vajzës së saj.