Hemsworth ka treguar sekretin e martesës së lumtur

Chris Hemsworth thotë se u dashurua dy herë në gruan e tij

Në numrin e fundit të GQ Austrlia, aktori 34-vjeçar, zbuloi se ai dhe bashkëshortja e tij Elsa Pataky kanë pasur luftë në balancimin e jetës së tyre në shtëpi dhe punë gjatë viteve.

“Gruaja ime dhe unë ramë në dashuri, patëm fëmijë, nuk e shihnim njëri-tjetrin me vite, pastaj prapë ramë në dashuri”, tha Chris.

“Për sa i përket punës, Elsa ka hequr dorë më shumë se unë. Ajo donte që edhe unë të tërhiqesha dhe të isha në shtëpi me fëmijët, dhe natyrisht edhe unë doja. Por, ndjehem sikur jam në një pikë të rëndësishme në karrierën time”.

Chris dhe Elsa janë të martuar që shtatë vjet dhe janë prindër të India pesëvjeçare, dhe binjakët trevjeçar, Tristan dhe Sasha. Aktori gjithashtu vazhdoi të tregonte se ai dhe Elsa bënin punën e tyre martesore duke kaluar kohë së bashku, vetëm ata dy.

“Pasi të keni fëmijë, çdo instinkt dhe çdo moment i kohës suaj konsumohet. Ju s’keni asgjë për njëri-tjetrin. Pra sigurohuni që të kaloni kohë së bashku”.