Lamtumirë Chelsea, Hudson-Odoi te rivali nga Premierliga

Chelsea mund ta humbet Callum Hudson-Odoin në afatin kalimtar të kësaj vere.

Callum Hudson-Odoi është i gatshëm që të largohet nga Chelsea, vetëm që të luajë standard.

Talenti anglez ishte shumë afër kalimit te Bayern Munich në janar, mirëpo skuadra londineze i refuzoi katër ofertat e tyre.

Tash së fundmi, në garë për Odoin është futur edhe Liverpooli, që janë të gatshëm të paguajnë 55 milionë euro.

Anglezi ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, gjersa ‘The Reds’ duan me çdo kusht t’i marrin shërbimet e tij në verë.